Liverpooli bën gati 70 milionë euro për mbrojtësin anglez të Evertonit

Futboll

Liverpooli bën gati 70 milionë euro për mbrojtësin anglez të Evertonit

Më: 23 gusht 2024 Në ora: 16:31
Jarrad Branthwaite

Liverpool është gati të rrëmbejë Jarrad Branthwaite.

Lojtari luan me rivalët e Everton në Premier League dhe kostoja e këtij transferimi mund të kapë shifrën 70 milionë euro.

Mediat britanike konfirmojnë se “The Reds” do të ofrojnë 63 milionë euro, plus 7 milionë euro bonuse për të nënshkruar me 22-vjeçarin, që luan edhe me kombëtaren angleze.

Mbrojtësi, i cili ka qenë një objektiv i verës për Manchester United, thuhet se është i hapur për një lëvizje në “Anfield”. 

Branthwaite dëshiron të luajë për një klub të profilit më të lartë se ai i Everton. Trajneri Arne Slot është një admirues i madh i anglezit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat