I bën vetes dhuratën 80 mijë euro

Futboll

I bën vetes dhuratën 80 mijë euro

Më: 23 gusht 2024 Në ora: 16:48
Samuel Mbangula

Nga e diela e 18 gushtit 2024 ka një emër të ri që po çmende motorët e kërkimit.

Ky është Samuel-Germain Kinduelu Mbangula Tshifunda, ose më saktë Samuel Mbangula, një belg 20-vjeçar, por me origjinë kongoleze, i cili çuditërisht u aktivizua si titullar nga Thiago Motta në ndeshjen e parë të kampionatit të Juventusit kundër Como-s.

Ndeshja u fitua 3-0 nga bardhezinjtë me golin e parë që u shënua nga talenti i ri në debutimin e tij në Serie A.

Për të festuar golin e tij të parë me Juventus-in, Mbangula vendosi t’i bënte vetes një dhuratë dhe padyshim që duhej të ishte një makinë: një Audi RS Q3 Sportback 2.5 S-Tronic, me çmim 80 mijë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat