Sulmuesi shqiptar spikat me gol dhe asist në futbollin gjerman

Futboll

Sulmuesi shqiptar spikat me gol dhe asist në futbollin gjerman

Më: 23 gusht 2024 Në ora: 21:18
Fisnik Asllani,feston me shokë

Sulmuesi shqiptar spikat me gol dhe asist në futbollin gjerman.

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Fisnik Asllani, ka rrëmbyer sërish skenën në Bundesligën 2 të Gjermanisë, me fanellën e Elversberg, teksa shënoi dhe asistoi në duelin ndaj Karsruher, ku këta të fundit triumfuan me rezultatin 3-2. 

Asllani në 3 ndeshjet e zhvilluara në kampionatin gjerman, ka arritur të shënojë 2 gola, si dhe ka regjistruar 2 asiste, duke e nisur në mënyrë spektakolare këtë aventurë me klubin bardhezi.  

Vlen të theksohet fakti se 22-vjeçari luan si i huazuar nga klubi i Hofenhemit, ndërkohë që sezonin e shkuar ishte pjesë e Austrisë së Vjenës ku arriti të shënonte 4 gola në 19 ndeshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat