Mirlind Daku sërish vendimtar për Rubin Kazanin

Futboll

Mirlind Daku sërish vendimtar për Rubin Kazanin

Më: 23 gusht 2024 Në ora: 21:29
Pamje nga ndeshja

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku po vazhdon shkëlqimin në Rusi.

Daku shënoi edhe në përballjen e sontme ndaj Dynamo Makhachkala.

Daku shënoi në minutën e 45-të nga pika e bardhë për 1-0.

Për 2-0 dhe epilogun e takimit u përkujdes Cumic, dhe kështu Rubin Kazan arriti fitoren e tretë në elitën e futbollit rus.

Për Dakun, ky ishte goli i pestë këtë sezon..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat