Suhareka e ka të qetë këtë javë për faktin se ballafaqimi me Dritën e Gjilanit është shty për më vonë.
Arsyeja e shtyrjes së kësaj ndeshjes dihet, Drita është duke garuar në garat evropiane dhe të enjten e ardhshme do të luajë ndeshjen e kthimit me Legia-n nga Varshava.
Presidenti i FC Suhareka, Rrustema Aliaj, ka disa fjalë.
“Ndeshja jonë si mysafirë ndaj FC Drita, e planifikuar për javën e tretë, do të shtyhet për shkak të angazhimeve të Dritës në Play-Off të Conference League.
Ne i dëshirojmë FC Drita suksese në ndeshjen e kthimit kundër Legia Warsaw.
Për momentin, Drita po na përfaqëson të gjithëve në Evropë dhe shpresojmë që të sjellin një rezultat pozitiv në këtë përballje të rëndësishme.
Për ty, Suharekë!”, ka shkruar Rrustem Aliaj në profilin e tij në facebook.