Benitez ‘thumbon’ Real Madridin

Futboll

Benitez ‘thumbon’ Real Madridin

Më: 23 gusht 2024 Në ora: 22:01
Benitez

Benitez ka qenë në botën e trajnerëve për më shumë se dy dekada.

Ai udhëhoqi Valencian në fronin spanjoll dhe lidhja e tij e fundit ishte në Celta Vigo, ku u shkarkua në pranverë.

 Gjatë karrierës së tij, drejtoi një numër të madh klubesh, duke përfshirë Napolin, Chelsea, Inter dhe Real Madrid, dhe punoi me shumë lojtarë të klasit të lartë.

Teksa foli për ish-mesfushorin anglez, Benitez shfrytëzoi rastin për të dërguar një shigjetë helmuese drejt Real Madridit, ku qëndroi për gjashtë muaj.

“Gerrard është lojtari më i mirë që kam trajnuar ndonjëherë. Kur isha në Real Madrid, nuk mund ta thosha këtë, por tani mundem. Është shumë e qartë, ai kishte gjithçka”, tha Benitez.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat