Futbollisti Granit Xhaka e ka nisur në mënyrën më të mirë edicionin e ri, duke shënuar gol spektakolar nga rreth 25 metra.
Bayer Leverkuseni në udhëtim ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Monchengladbach-it.
Tre pikë të mëdha për kampionin gjerman në hapje të edicionit të ri.
Xhaka në minutën e 12-të nga rreth 25 metra e shkundi portën e epërm të djathtë të vendasve.
Wirtz në minutën e 38-të e shtoi epërsinë në 0:2.
Në pjesën e dytë, në minutën e 59-të, Elvedi e ngushtoi rezultatin në 1:2 dhe Kleindienst në atë të 85-tën ka barazuar rezultatin 2:2.
Në minutën e 90+11, portieri Omlin e ka pritur penalltinë por topin e rikthyer e futi në rrjetë futbollisti Wirtz.
Xhaka ka luajtur tërë takimin duke dhënë kontribut të madh për këtë fitore në udhëtim.