Zyrtarizohet te Suhareka

Futboll

Zyrtarizohet te Suhareka

Më: 23 gusht 2024 Në ora: 22:54
Andi Koshi

Suhareka nuk ka të ndalur dhe ka prezantuar një tjetër përforcim.

Mesfushori i talentuar Andi Koshi është prezantuar nga skuadra më e re në Superligë.

Koshi më parë ka luajtur për Anderlecht, PSV Eindhoven dhe Cerle Brugge.

"Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje transferimi me mesfushorin ANDI KOSHI i cili bëhet pjesë e jona duke i besuar projektit tonë.

Koshi një futbollist cilësor i lindur e rritur në Belgjikë ku karrierën e fillojë tek të rinjtë e Anderlecht e PSV në Hollandë për të vazhduar më vonë te Cercle Brugge për sezone me radhë e ku së fundmi ishte pjesë e Beerschot VA, gjithashtu mesfushori ishte pjesë e pandashme e kombëtares Belge me gjeneratat e reja", njofotn FC Suhareka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat