Borussia Monchengladbach ka pësuar humbje si vendas me rezultat 3:2 nga kampioni i Gjermanisë, Bayer Leverkuseni, në hapje të edicionit të ri në Bundesliga I.
Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, kapiten i kombëtares së Zvicrës, është protagonist i kësaj fitore.
Xhaka ka shënuar gol të bukur në minutën e 12-të.
Ai nga rreth 25 metra dërgoi projektil të vërtetë duke shënuar në pjesën e epërme të djathtë.
Florian Wirtz i Bayerit, autori i dy golave, është lojtar i ndeshjes me notën 8.6 nga faqja e specializuar për statistika "Sofascore".
Granit Xhaka është vlerësuar me notën 8.4.