Java e tretë e turneut paraeliminator të Ligës së kampionëve në futsal vazhdon edhe sonte me një ndeshje spektakolare.
Në sallën sportive “Jane Sandanski” në Shkup, Futsal Forca nga Kumanova do të ballafaqohet me kampionin e Malit të Zi, Titograd, aty ku do të kërkojë fitoren e tretë, pas asaj kundër Blue Magic dhe Rangers nga Andorra.
Të dyja ekipet kanë nga dy fitore, por Forca e ka goldallimin shumë më të mirë dhe me barazim sonte kualifikohet në raundin tjetër.
Kjo ndeshje fillon në ora 20:30 minuta.