Partizani tenton goditjen e madhe

Futboll

Partizani tenton goditjen e madhe

Më: 24 gusht 2024 Në ora: 12:35
Meritan Shabani

Partizani po futet në ditët më të nxehta të merkato. Klubi i kuq, deri më tani, nuk ka qenë në lartësinë e duhur me lëvizjet e tregut duke humbur shumë nga cilësia e vjetshme, sidomos pas shitjes së Maguette.

Në këto ditë të fundit të merkatos, drejtuesit po bëjnë shtysën e fundit për të kompletuar organikën. Kryesorja është trajneri i ri i cili pritet të jetë serbi Aleksandar Veselinovic teksa mbetet vetëm vendimi final i presidentit Demi.

Nga ana tjetër po punohet edhe për një goditje të bujshme. Meritan Shabani është emri që Partizani dëshiron të vejë në krye të arritjeve të kësaj vere. Talenti dardan dhe ish-lojtari i Bayern Munchen është kontaktuar nga ‘Demat’ për një transferim të mundshëm sipas medias së shkruar.

Së fundmi fantazisti 25-vjeçar ishte pjesë e Grasshopers dhe shihet si një goditje e madhe për repartin ofensiv pasi bën shumë mirë edhe sulmuesit e krahut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat