Manchester Utd tronditet në kohën shtesë, Brighton feston

Futboll

Manchester Utd tronditet në kohën shtesë, Brighton feston

Nga: K. Goca Më: 24 gusht 2024 Në ora: 15:27
Pamje nga ndeshja

Manchester Utd është tronditur në kohën shtesë në stadiumin e Brightonit, në një ndeshje të fortë dhe u luajt nëpër shi.

Brighton ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Manchester Utd, në takimin e javës së dytë të Premier League.

Futbollisti Welbeck në minutën e 32-të kaloi në epërsi vendasit. 

Në pjesën e dytë Manchester Utd ia doli që të barazojë rezultatin duke iu falënderuar golit të Diallos në minutën e 60-të. 

Bie edhe një gol por anulohet. 

Në minutën e 70-të Zirkzee shënoi për "Djajtë e Kuq" por anulohet pas shikim të VAR-it për pozitë jashtë loje.

Në minutën e 90+5, Joao Pedro ka shënuar për fitoren e madhe me rezultat 2:1.

Brighton kryeson me 6 pikë dhe Manchester Utd renditet në pozitën e tetë me 1 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat