Arteta: Kam ndjenja të forta për Sterlingun

Futboll

Arteta: Kam ndjenja të forta për Sterlingun

Më: 24 gusht 2024 Në ora: 16:55
Mikel Arteta

Mikel Arteta përgatitet për ndeshjen kundër Aston Vilës, ndërsa i jep përgjigje edhe disa pyetjeve që kanë të bëjnë me të ardhmen e tij dhe merkaton e “topçinjve”.

Ai u pyet edhe nëse ai është i tunduar të bëjë një lëvizje për ish-sulmuesin e Sitit, Rahim Sterling, pasi ai pritet që të largohet nga Çelsi: “Koha ime me Rahim ishte e jashtëzakonshme. Ne ndërtuam një marrëdhënie vërtet të fortë së bashku. Ai ishte i pabesueshëm në atë kohë. Ai gjithashtu më mësoi shumë. Kam ndjenja shumë të forta për të”.

Tekniku spanjoll është në skadencë kontrate dhe pritet që të rinovojë së shpejti: “Jam shumë mirënjohës për vendin ku jam ulur dhe njerëzit me të cilët punoj çdo ditë. Është vërtet e vështirë të gjesh atë harmoni dhe atë besim.

Besoj se kemi një kohë të pabesueshme ende përpara nesh dhe jam shumë i emocionuar. Merkato? Gjithçka mund të ndodhë, në të dyja anët dhe ju duhet të jeni gati. Sidomos në javën e fundit, duhet të jeni vigjilent dhe të përgatitur, sepse shumë surpriza mund të vijnë për shumë arsye të ndryshme. Ne jemi të përgatitur”.

Aston Vila, rivali i sotëm i londinezëve i mundi sezonin e shkuar, ndërsa Arteta thotë për skuadrën e Emerisë: “Ata shënuan dhe ne jo, është shumë e thjeshtë. Në dy ndeshje, edhe pse patëm shumë shanse për ta bërë këtë, dhe ky ishte një nga dallimet e mëdha, një nga detajet që kemi analizuar. Ne duhet të luajmë më mirë nesër (sot).

Ata janë një ekip i trajnuar mirë. Ata dominojnë çdo aspekt të lojës. Kur u jep hapësirë për të vrapuar, ata janë fenomenal dhe kur duhet të gjejnë hapësirë, ata janë në gjendje ta bëjnë këtë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat