Flamurtari i këtij sezoni është me fytyrë tjetër. Vlonjatët kanë kryer afrime me peshë, ndërsa kërkojnë vetëm ngjitjen në Superiore.
Drejtori i Flamurtarit Artim Pollozhani foli për mikrofonin e RTSH Sport, para ndeshjes me Burrelin. Ky takim kujtojmë se merr jetë në orën 17:00 te stadiumi i Flamurtarit dhe vlen për javën e parë të Kategorisë së Parë.
“Jam dakord që thoni ka qenë verë e nxehtë, por nuk jam dakord që jam protagonisti kryesor. Futbolli është lojë kolektive. Rezultati ka qenë që kemi bërë merkato të mirë, jo më të mirën e mundshme. Kemi sjellur lojtarë me peshë, për Superioren.
Presim dhe 1 lojtar, jemi shumë afër. Do bëhet zyrtare brenda javës që vjen dhe e mbyllim. Në sulm do jetë.
Mendoj që tifozët do kthehen, nëse ekipi luan ndeshje të mira. Synimi ynë është të kthejmë këto njerëz sepse i kanë munguar Flamurtarit. Nëse ne bëjmë ndeshje të mira, tifozët do kthehen.
Agostinelli ka eksperiencë dhe e pranoi me qejf. E mori një projekt dhe jam i lumtur që është këtu. Shpresojmë të shkojë mbarë. Arma e tij e fortë është eksperienca e tij.
Për çdo vit synimi është i tillë, që ky ekip të ngjitet në Superiore. Dhe vite të tjera është bërë merkato, punë e mirë. Mundet dhe ekperienca që i ka munguar, tani e ka marrë në Kategorinë e Parë. Me blerjet dhe staf të mirë, sigurisht dhe me mbështetjen e presidentit, klubit dhe tifozëve pse jo", u shpreh Pollozhani.