Reprezentuesi i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, ka shënuar për Augsburgun, duke kontribuar në barazimin me rezultat 2:2 ndaj Werder Bremenit.
Augsburgu e nisi me barazim,, ndërsa Rexhbeçaj me gol edicionin e ri në Bundesliga I.
Rexhbeçaj arriti të barazojë rezultatin në 1-1 falë një goditje shumë të fortë nga rreth 25 metra.
Për Augsburgun realizuan Rexhbeçaj (16'), Essende (35') dhe për Werderin Agu (12') e Njinmah (58').
Rexhbeçaj është paraqitur tërë takimin duke konfirmuar formën e lartë të tij.