Prishtina me meritë kthehet me tre pikë nga Ferizaj.
Skuadra me renome Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Ferizajt, në takimin e javës së tretë të elitës së futbollit të Kosovës.
Prishtina ka shënuar gola e Ferizaj i pafat, qëlluan një shtyllë e traversë dhe shënuan vetëm një gol.
Kryetrajneri Arsim Abazi me Ferizajn njoftohen me humbjen e parë pas një fitore (2:1 ndaj Feronikelit 74’) e barazimit (1:1 me Malishevën).
Në minutën e 2-të shtylla e djathtë e poshtme ia mohoi golin Ferizajt.
Pas një minute (3’), Prishtina kaloi në epërsi me golin e Sunday Akinbule. Ky futbollist shënoi nga 16-17 metra në këndin e majtë të ferizajasve.
I njëjti futbollist shënoi edhe në minutën e 21-të, duke shfrytëzuar gabimin e mbrojtjes së vendasve, 0:2.
Në minutën e 61-të, Veseli nga 10-11 rreth metra ngushtoi rezultatin duke iu falënderuar edhe reagimit të dobët të mbrojtjes së Prishtinës.
Shpresat e Ferizajt morën fund në minutën e 77-të me golin e Ardian Mujës, 1:3.
Prishtina kryeson me 4 pikë (një ndeshje më pak) e Ferizaj bie në pozitën e pestë me 4 sosh.