Manchester City në stilin e kampionit e nis edicionin e ri në Premier League, duke i shkaktuar humbje me rezultat 4:1 Ispwich-it.
E veçanta e kësaj ndeshje ishte se për 16 minuta u realizuan katër gola.
Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç u paraqit nga minuta e parë për Ispwich-in por nuk ishte në ditën e tij.
Për Cityn shënuan Haaland (12' - nga penalltia, 16' e 88’), De Bruyne (14') dhe për Ispwich-in realizoi Szmodics (7').