Vora e nis me këmbën e mbarë

Futboll

Vora e nis me këmbën e mbarë

Më: 24 gusht 2024 Në ora: 19:07
Foto ilustrim

Vora e Arian Bellait e ka nisur me fitore këtë sezon të ri të Kategorisë së Parë, duke mposhtur me rezultatin 1-0, Apoloninë.

Ishte Ergis Kasalla ai që bëri heroin në përballjen e sotme, duke shënuar golin e fitores në minutën e 31-të.

Futbollisti i cili iu bashkua vorakëve në këtë merkato vere, nga radhët e Korabit, arriti të bënte debutimin e duhur, duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së tij. 

Vlen të theksohet fakti se dueli ishte i luftuar deri në minutat e fundit, ndërkohë që të dy skuadrat goditën nga një traversë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat