Laçi nuk ndalet

Futboll

 Laçi nuk ndalet

Më: 24 gusht 2024 Në ora: 20:47
Laçi ka prezantuar dy futbollistë

Laçi ka prezantuar dy futbollistë të tjerë që do të pasurojnë radhët e sulmit kurbinas, në prag të duelit ndaj Egnatias. 

Bardhezinjtë kanë arritur marrëveshjen me Leo Ballhysën dhe Amadou Traore.  Ballhysa ka qenë pjesë e Dinamos sezonin e shkuar, teksa është aktivizuar dhe me moshat e Tiranës, ndërsa Traore vjen nga Mali për të veshur për herë të parë fanellën e një klubi shqiptar. 

Për ekipin kurbinas prova e dytë pas barazimit me Tiranën do të zhvillohet nesër në Rrogozhinë përballë kampionëve në fuqi të Egnatias prej orës 17:00. 

Kujtojmë se dy lojtarë të tjerë, Laçi i prezantoi dje. Ata ishin Titan Hamed Konate dhe Sory Ouatara. Organika kurbinase tashmë duket e kompletuar..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat