Të dielën në xhiron e tretë të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, Shkëndija luan si mysafire me Brerën në Strumicë.
Takimi do të zhvillohet në termin nate me fillim nga ora 20:00, ndërsa për pritjet e kuqezinjëve për mediat ka folur mbrojtësi i djathtë,
Aleksander Trumçi.Futbollisti i Shkëndijes, Aleksander Trumçi, tha: “Jemi përgatitur mjaft mirë gjatë javës për ndeshjen e radhës ndaj Brerës.
E kemi analizuar kundërshtarin dhe bëhet fjalë për ekip të mirë që duhet respektuar.
Por ne jemi Shkëndija dhe shkojmë për fitore”.