Të dielën Shkëndija përballet me AP Brera në Strumicë, në ndeshjen e xhiros së tretë të elitës së futbollit maqedonas.
Takimi nis në orë 20:00.
Shkëndija do të udhëtojë në Strumicë për tu përballur me AP Brera.
Ndeshja do të luhet në orarin e mbrëmjes, duke filluar nga ora 20:00.
"Kjo do të jetë një nga ndeshjet e rralla të kampionatit tonë vendor që zhvillohet natën, me AP Brera-n që po praktikon këtë qasje këtë sezon.
Për ta, kjo është ndeshja e dytë e luajtur në natë, pas përballjes me Vardarin në xhiron e parë.
Shkëndija vjen në këtë ndeshje pas një barazimi 1:1 ndaj Rabotniçkit, ndërsa në xhiron e parë triumfoi 3:1 ndaj Besës së Dobërdollit.
Kuqezinjtë janë të motivuar për të rikthyer formën fituese dhe për të vazhduar garën për kreun e tabelës.
Nga ana tjetër, AP Brera ka pasur një fillim sezoni me luhatje. Pas fitores 3:1 ndaj Vardarit në xhiron e parë, ata u përballën me një disfatë të rëndë 4:0 nga Sileksi në xhiron e dytë.
Shkëndija synon të shfrytëzojë momentin dhe të marrë tri pikët nga Strumica, duke qenë e vetëdijshme për sfidën që paraqet AP Brera.
Termini i natës pritet të jetë rrethanë lehtësuese, duke ditur se në mbrëmje shmangen temperaturat e larta që gjatë ditës mbizotërojnë në vendin tonë. Ekipi do të fokusohet në përmirësimin e lojës dhe shfrytëzimin e mundësive për të vazhduar rrugën drejt kreut të tabelës.", njofton FC Shkëndija..