Stefan Jevtoski, futbollist i kampionit të Maqedonisë së Veriut, skuadrës shqiptare Struga Trim Lum, synon fitore në konak të Rabotniçkit, në takimin e javës së tretë të elitës së futbollit maqedonas.
“Gjithsesi se jam i lumtur për të dyja fitoret, pa asnjë gol të pranuar, që është një plus i madh. Shpresoj se do të vazhdojmë në këtë mënyrë.
Mikpritja në Strugë ishte super, të gjithë janë shumë të mirë ndaj meje, jam i kënaqur dhe besoj se ashtu do të vazhdojë.
Gjithsesi se jam adaptuar, është ky një qytet i vogël, bashkëlojtarët, shumicën prej tyre i njoh, dy vite r]adhazi ishin kampion, e kam ndjekur ligën e Maqedonisë, tani ka më shumë futbollistë të ri, edhe ata i njoh, atmosfera në klub është e shkëlqyeshme, shpresoj që do të vazhdojë të jetë e tillë.
Mezi prej të filloj ajo ndeshje kundër Rabotniçkit. Dy vite isha atje, më ndihmuan shumë kur isha i dëmtuar, kisha momente të mira, mirëpo tani jam te Struga Trim Lum dhe shpresoj në fitore dhe mendoj se do ti fitojmë”, tha Jevtoski.
Futbollisti shprehet se është i gatshëm për takimin e nesërm (16.00): “Jam i gatshëm për të dhënë maksimumin në ndeshjen kundër Rabotniçkit, kam atje shumë shokë, normalisht që dua ti fitojë dhe mezi pres që të fillojë ndeshja.