Trpçevski drejton ndeshjen! Dyshja strugane, liderë te Rabotniçki

Futboll

Trpçevski drejton ndeshjen! Dyshja strugane, liderë te Rabotniçki

Më: 24 gusht 2024 Në ora: 21:32
Stojançe Trpçevski

Ndeshja Rabotniçki – Struga Trim Lum do të zhvillohet të dielën në arenën “Todor Proeski” në Shkup me fillim në ora 16:00.

Rabotniçki në radhët e veta ka futbollistë mjaft të mirë, ndërsa ndër më të mirët, pa dyshim se janë dyshja strugane, Atdhe Mazari dhe Egzon Belica.

Ky i fundit madje mban shiritin e kapitenit te kjo skuadër, që javën e kaluar nga disfata kundër Shkëndijës në Tetovë, e shpëtoi pikërisht Mazari.

Ky i fundit tashmë po luan rolin e sulmuesit kryesor te Rabotniçki, që pas dy xhirove të para numëron 4 pikë, pasi regjistroi një fitore dhe një barazim.

“Stojançe Trpçevski ka referuar edhe në ndeshjen e fundit kundër Besës së Dobërdollit, do të na referojë edhe në ndeshjen e së dielës kundër Rabotniçkit në Shkup.

I njëjti edicionin e kaluar na kishte referuar në 5 ndeshje, ku në 4 prej tyre kishim dalë fitues, ndërsa ishim mundur në vetëm një ndeshje.

Ndryshe ndeshja e nesërme (16.00) kundër Rabotniçkit do të jetë e 16-ta gjithsej, në të cilat do të na referojë arbitri Trpçevski, dhe e 15-ta në kuadër të Ligës së Parë, aty ku me të në krye numërojmë 10 fitore, 2 barazime dhe 2 disfata.

Vlen të theksohet se të dielën do të jetë hera e parë që ky arbitër do të referojë një ndeshje tonën kundër Rabotniçkit”, njofton FC Struga Trim Lum,

Arbitër kryesor: Stojançe Trpçevski
Asistentë: Slagjan Markoski, Dragan Trpçevski
Arbitër i katërt: Bobi Veliçkov
Delegatë: Abdulla Sakipi
Kontrollues: Zoranço Ilievski

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat