Sulmuesi i Kombëtares shqiptare hesht stadiumin

Futboll

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare hesht stadiumin

Më: 24 gusht 2024 Në ora: 21:39
Pamje nga ndeshja

Marvin Çuni ka gjetur rrjetën në Seria B.

Sulmuesi, që është aktivizuar dhe 1 ndeshje me Kombëtaren shqiptare rreth 1 vit më parë, shënoi në ndeshjen që Frosinone po fiton 0-1 përballë Spezias. 

Ishte minuta e 38-të, kur sulmuesi shqiptar dërgoi topin në rrjetë. Sfida mjaft delikate kjo në transfertë për Frosinonen, që synon rikthimin në Seria A.

Pjesa e parë e Spezia - Frosinone ishte mjaft e balancuar. Tashmë mbeten për t'u luajtur dhe 45 minuta të tjer.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat