Arsimi nga Çegrani po dëshmon lojëra të mira në Ligëne Dytët ë Maqedonisë së Veriut në futboll.
Skuadra shqiptare ka arritur fitoren e dytë bindëse, duke triumfuar në Ohër me rezultat 4:2.
“Arrijmë fitoren e dytë radhazi në ndeshjen e dytë kampionale ndaj ekipit të GFK Ohrid me rezultat 2:4.
Verdh e zinjtë me një paraqitje spektakolare në fushën e vështirë kundërshtare arritën të marrin maksimumin e pikëve duke treguar performancë të bukur me shumë aksione, pasime dhe gola, në një ndeshje të bukur që kaloi me dominimin e tanëve.
Njeriu i ndeshjes doli të jetë fantastiku Albin Ramadani që ishte njeriu që vendosi këtë ndeshje me tre golëshin e ti spektakolar, njëri nga të cilët ishte definitivishit goli i vitit i shënuar nga mesi i fushës, ndërsa euro gol shënoi edhe Argjent Gafuri që plasoi super goditje në portën kundërshtare.
Ndeshje për tu duartrokitur të gjithë lojtarët e stafin që dhanë gjithçka për të na dhuruar këtë fitore, që vetëm ne patëm besimin që do e marrim”, njofton KF Arsimi.
Fitoren e dytë në fillim të sezonit e shënoi edhe Bregallnica, e cila fitoi me rezultat 2:0 në konak të Novacit.
Liga e dytë – java e dytë
Kamenica Sasa – Detonit Plaçkovica 0:0
Novaci – Bregallnica 0:2
Ohrid – Arsimi 2:4
Osogovo – Skopje 1:1
Pobeda – Boreci 5:0
Vardari (N) – Bellasica 2:2
Vardarski – Kozhuv 1:3
25 GUSHT
Bashkimi – Makedonija GP