Vllaznia – Tirana është kryesfida e javës së dytë në Superiore. Kjo ndeshje merr jetë në orën 20:00.
Stadiumi “Loro Boriçi” do të presë një përballje me rivalitet historik. Tirana ka një arsye më shumë për të dhënë gjithçka në këtë transfertë.
3 muaj më parë, Vllaznia humbi 1-5 përballë Skënderbeut. Ky takim vendosi që korçarët të jenë pjesë e “Final 4” dhe jo Tirana.
Shkodranët spikatën në atë përballje, pasi luajtën me të rinjtë e Akademisë. Kështu Tirana është më e motivuar se kurrë, për të dalë me kokën lart nga Shkodra.
Kujtojmë se Vllaznia vjen pas fitores në javën e parë me Partizanin. Kjo është një arsye përse dhe ato janë mjaft të motivuar në këtë fillim kampionati.