Ndeshja e La Ligës për rekord historik, nuk u regjistrua asnjë gjuajtje në portë

Futboll

Ndeshja e La Ligës për rekord historik, nuk u regjistrua asnjë gjuajtje në portë

Më: 25 gusht 2024 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Ndeshja e La Ligës për rekord historik, nuk u regjistrua asnjë gjuajtje në portë!

Tifozët që ndoqën duelin me Getafes dhe Rajo Vajekanos , të vlefshme për javën e dytë të La Ligës, sigurisht që nuk u argëtuan, por të paktën mund të thonë se ishin dëshmitarë të një rekordi historik. 

Siç raporton Opta, kjo ishte ndeshja e parë në La Liga pas asnjë gjuajtje në portë që nga sezoni 2003/2004, vit në të cilin, portali i famshëm i statistikave filloi me mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave. 

Vlen të theksohet fakti se titullar në këtë duel ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares, Ivan Balliu. Rajo Vajekano regjstroi 3 gjuajtje jashtë kuadratit, ndërsa Getafe krijoi 12 mundësi shënimi, por pa shënjestruar portën..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat