Skuadrat e “Final 4” zbresin sot në fushë

Futboll

Skuadrat e “Final 4” zbresin sot në fushë

Më: 25 gusht 2024 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Superiorja nis sot javën e dytë të saj. Tri sfida mjaft interesante, që luhen në dy orare.

Fillimisht në orën 17:00, Egnatia pret Laçin në stadiumin “Arena Egnatia”. Më pas në orën 20:00 do të luhen dy takime të tjera.

Partizani dhe Skënderbeu do të masin forcën në stadiumin “Arena e Demave”. Në anën tjetër Vllaznia dhe Tirana do të jenë duke luajtur Klasiken e Shqipërisë në “Loro Boriçi”.

Kështu bie në sy se të katërt ekipet që luajtën sezonin e kaluar në “Final 4”, do të zbresin sot në fushë. Kryesfida sigurisht që është ajo e Klasikes së Shqipërisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat