Inzaghi: Calhanoglu luajti ndeshjen që i kërkuam të luante

Futboll

Inzaghi: Calhanoglu luajti ndeshjen që i kërkuam të luante

Më: 25 gusht 2024 Në ora: 11:49
Simone Inzaghi

Interi arriti fitoren e parë në kampionat, ndaj Simone Inzaghi shprehu kënaqësinë e tij: “Kemi luajtur 35 minuta shumë të mira, intensive. Kemi bërë presion të lartë dhe rikuperuar shumë topa. Më pas, në 10 minutat e fundit të pjesës së parë nuk ishim shumë të qartë. Fola me djemtë dhe iu thashë se duhej ta menaxhonim më mirë topin, t’i zinim më mirë hapësirat. Fitorja ndaj Lecce në ‘San Siro’ erdhi falë një loje serioze. Kundërshtari gjeti një Inter të koncentruar dhe të uritur për fitore”.

Çfarë ndjenjash ju lanë çifti Thuram-Taremi?

Ata punuan shumë, shumë mirë për skuadrën. Është e qartë se Marcus ishte shumë i mirë për të fituar penalltinë, mjaft e rëndësishme për ne në atë moment. Taremi lëvizi mirë, ishte ndeshja e tij e parë me Thuram, me të cilin nuk kishte luajtur as në miqësore. Ai është një lojtar bujar, që ka punuar shumë. Nuk ishte shumë bie në sy, por është shumë i dobishëm për ekipin.

A ju kishin lënë ndonjë shenjë golat në kohën shtesë?

Ne ishim të zhgënjyer nga goli i barazimit në minutën e 95-të, në ndeshjen e parë të kampionatit. Sidoqoftë, isha ende mjaft i qetë, sepse e pashë ekipin duke u stërvitur mirë. E dinim që duhej të ktheheshim në mënyrat tona të fitoreve, skuadra luajti një ndeshje të shkëlqyer. Spikati vrapimi dhe vendosmëria.

Calhanoglu sulmoi më shumë hapësirat, a mund të jetë një variant?

Calhanoglu luajti ndeshjen që i kërkuam të luante. I kërkova të mbështeste sulmuesit dhe ai e bëri shumë mirë këtë detyrë. Tregoi nivel të shkëlqyer. Jam i kënaqur edhe me zëvendësuesit, ata hynë mirë në lojë, më dhanë sinjale të shkëlqyera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat