Akord me ish-mesfushorin e Tiranës

Futboll

Akord me ish-mesfushorin e Tiranës

Më: 25 gusht 2024 Në ora: 12:26
Pamje nga një ndeshje

Mateo Shanaj do të jetë lojtari i ri i Partizanit. Futbolli në Shqipëri raporton se palët kanë arritur akordin për transferimin e lojtarit, që supozohet të jetë pasuesi i Maguette.

Vetë drejtori sportiv Arbër Abilaliaj zbuloi dje në konferencë se klubi e kishte gjetur një profil. 22-vjeçari është pjesë e Apolonisë prej vitit 2021.

Shanaj ka luajtur te moshat e Akademisë së Tiranës.

Tashmë mbetet vetëm të zyrtarizohet gjithçka, teksa nuk kanë mbetur shumë ditë nga përfundimi i merkatos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat