PSG-së i duken shumë 40 milionë euro për Lookman

Futboll

PSG-së i duken shumë 40 milionë euro për Lookman

Më: 25 gusht 2024 Në ora: 13:23
Ademola Lookman

Ylli i madh i Atalantës – Ademola Lookman, nuk ka gjasa të bëjë një transferim te Paris Saint-Germain, ndonëse dëshira e tij është të forcojë parizienët.

Nigeriani është në pritje të një zhvillimi, por për momentin dy klubet nuk mund të bien dakord, pasi PSG refuzon të paguajë 40 milionë euro të kërkuara nga skuadra e Bergamos.

Transferimi i Lookman në Paris nuk ka gjasa, me klubet e tjera kryesore që janë në rresht për nënshkrimin e tij, me Arsenalin favorit për ta blerë atë.

Lookman tregoi paraqitje të jetës në finalen e Europa Leagua, duke e mposhtur i vetëm Bayer Leverkusenin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat