Albin Ramadani ka qenë protagonist dje në ndeshjen Arsimit ndaj Ohridit në Ohër.
Sulmuesi i Arsimit realizoi het-trik ndaj skuadrës liqenase në ndeshjen e zhvilluar në Ohër, që përfundoi me rezultat 4-2 për skuadrën nga Çegrani.
Pas lojës, ish-futbollisti i Voska Sport i ka komentuar dhe i ka përshkruar të tre golat e tij, sidomos eurogolin pothuajse nga mesi i fushës.
“Është ky tregolëshi i parë në fanellën e Arsimit dhe normalisht se të shënosh 3 gola është kënaqësi e madhe.
Goli nga distanca ishte vërtetë goli i bukur, goli më i bukur në karrierën e deritashme. E pash se portieri vendës kishte lëshuar portën dhe unë provova dhe për fat topi përfundoi në rrjetë.
Edhe dy golat tjerë ishin të mirë. Por për mua është me rëndësi që Arsimi fitoi”, komenton kërçovari 23-vjecar Ramadani për Open-TV.
Fitorja në Ohër ishte e dyta për Arsimin, pas Bellasicës javën e kaluar. Është interesante se Arsimi të dyja ndeshjet i ka mbyllur me rezultat identik 4-2.