Pas shitjes së Robin Le Normand tek Atletico Madridi, te Real Sociedadi kërkohet doemos përforcim i ri për repartin e mbrojtjes. Klubi bask është gati të nisë ofensivën për veteranin Mats Hummels, i lirë pas eksperiencës së tij me Borussia Dortmund.
Kujtojmë se sezonin e kaluar, ai arriti finalen e Champions League, duke luajtur gjithsej 40 ndeshje dhe shënuar 4 gola në të gjitha garat.
Një profil, ai i mbrojtësit të lindur më 1985, i kërkuar prej kohësh nga Bologna në Itali, si dhe Mallorca e Brighton, të cilët megjithatë mund ta shohin veten të parakaluar nga Real Sociedad në këto orë. Siç nënvizon “Marca”, gjermani konsiderohet një opsion më se interesant për mbrojtjen baske.
Në karrierën e tij, Hummels ka luajtur 508 ndeshje, duke shënuar 38 gola për Borussia Dortmund. Po kështu ka luajtur 118 ndeshje me Bayern Munich, me të cilin shënoi 8 gola. 42 ndeshje I luajti edhe për Bayern II, duke shënuar 5 gola. Në ekipin kombëtar krenohet me 78 paraqitje dhe 5 gola me Gjermaninë, si dhe 21 ndeshje e 5 gola me U-21.
Hummels ka fituar një Kupë Bote, 6 kampionate gjermane, 3 kupa gjermane, 6 superkupa gjermane, Kampionatin Europian dhe Kupa e Ligës së Gjermanisë. Gjatë merkatos së transferimeve, mbrojtësi ishte i lidhur edhe me Napolin, Bologna dhe Romën, por në fund duket i prirur të refuzojë Serie A.