Kishte një moment shqetësues në “Selhurst Park” gjatë fitores të West Ham United ndaj Crystal Palace me rezultat 2-0 të shtunën.
Kjo ndodhi direkt pasi Tomas Soucek shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 67-të.
Soucek dhe shokët e tij vrapuan drejt tifozëve të Hammers për të festuar para tyre, por në mes të festimeve të mëdha, disa tifozë ranë në fushë kur një ekran i reklamave u rrëzua.
Në mënyrë të frikshme, një pjesë e ekranit ra mbi një djalë të topave të Crystal Palace, rrobat e të cilit dukej se ishin ngjitur në të.
Duke ndjerë rrezikun, Soucek e braktisi me shpejtësi festën e tij dhe përdori forcën e tij për të liruar djalin, i cili më pas u ndihmua të ngrihej nga Jarrod Bowen .
Bowen dhe djali ndanë një përqafim pasi ai doli nga aty, përpara se edhe Soucek ta kontrollonte sërish djalin se si ishte.