FFK mirëpret kryesinë e re të klubit Vllaznia 

Futboll

FFK mirëpret kryesinë e re të klubit Vllaznia 

Nga: K.G. Më: 25 gusht 2024 Në ora: 15:13
Vllaznia e Pozheranit pritet nga Agim Ademi

Vllaznia e Pozheranit po riorganizohet në mënyrën më të mirë, me qëllim që të rikthehen në Ligën e Parë të Kosovës. 

Riorganizimi i klubit është mirëpritur edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës, me president Agim Ademi.

“FFK mirëpret kryesinë e re të klubit KF Vllaznia! 

Kryesia e klubit në krye me kryetarin Halit Alidema u prit në një takim nga kryetari Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi! 

Ky takim ishte i rëndësishëm për klubin duke parë periudhën e vështirë qe po kalonte klubi kohëve të fundit. Kryetari Ademi ishte i kënaqur me planet e reja të kryesisë së re të klubit Vllaznia ku edhe ju premtoi mbështetje të madhe si federatë. Ai po ashtu kërkoi që klubi Vllaznia të jetë i sinqertë rreth planeve punuese në vazhdim të klubit KF Vllaznia.

Po ashtu edhe kryetari klubit Alidema është shprehur tejet i kënaqur me pritjen e kreut të federatës, ku kjo përkrahje do të jetë motiv i madh për sfidat qe e presin klubin në vazhdim! 

Vlen të theksohet se edhe nga të gjithë dashamirët e futbollit dhe qytetaret e Pozheranit e rrethinës është mirëpritur kryesia e re e klubit në krye me kryetarin Halit Alidema.

Ditët e mira po kthehen për klubin KF Vllaznia!”, ka njoftuar KF Vllaznia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat