Dukagjini pret Gjilanin, formacionet zyrtare

Futboll

Dukagjini pret Gjilanin, formacionet zyrtare

Më: 25 gusht 2024 Në ora: 15:17
Formacioni i Dukagjinit

Dukagjini është nikoqir i Gjilanit për duelin që luhet në kuadër të javës së tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ndeshja që fillon në ora 16:00, do të luhet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Dukagjini me Ismet Munishin si trajner nuk di për fitore në dy xhirot e para.

Në anën tjetër, Gjilani ka marrë dy barazime dhe synon ta marrë fitoren e parë në këtë edicion.

Formacionet bazë:

Dukagjini: Rexhepi, Basri, Syla, Pllana, Neziri, Hugo, Xhemajli, Millaku, Mërlaku, Berisha, Jatta.

Gjilani: Haxhihamza, Arago, Roganovic, Bilali, Basa, Prapashtica, Kqiku, Rrahmani, Shabani, Ibrahimi, Jarovic.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat