Lulzim Shala, njeriu i gjeneratës së sakrificës me armatën e sportistëve të Kosovës.
Shala është kontribues i madh në sportin e Republikës së Kosovës.
Gazetar i spikatur dhe veprimtar i shquar në gjeneratën e sakrificës të sportistëve në vitet e 90-ta.
A e dini se me 8 prill të vitit 1990 kur milicia e regjimit ish jugosllav dhe serb, sulmoi me shufra gome futbollistët e Prishtinës në ndeshjen me Proleterin e Zrenjaninit (ndeshje e Ligës së Dytë të ish Jugosllavisë), Lulzim Shala ishte i arrestuar dhe mbahej në katin e tretë të stacionit të milicisë së regjimit famëkeq në Prishtinë.
Shala ishte arrestuar dhe u mor në bisedë informative për çështje kombëtare por në asnjë formë nuk iu tremb kërcënimeve të atij regjimit.
Shalës, asnjëherë nuk iu tremb qerpiku i syrit nga makineria e okupatorit serb, por vazhdoi me vendosmëri, guxim e profesionalizëm të pashoq që të pasqyroi ngjarjet sportive të ndeshjeve që luheshin në fusha të improvizuara e duke e paraqitur në detaje dhunën e aparatit të regjimit serb.
Shala, gazetari dhe veprimtari që në vapë, borë e në shi, nuk u ndal kurrë, sa në Llukar, në Dumnicë, Bresalc, Zllakuçan etj.
Shala meriton medaljen e artë për sakrificën dhe kontributin në kohërat më të rënda.
Një personalitet i rrallë, i vendosur dhe fjalës dhe i vijës së parë sportive.
Ky është njeriu i artë.