Kampioni në fuqi, Ballkani i Therandës, ka shënuar fitore me mund të madh, me rezultat 3:1 ndaj Feronikelit 74, në takimin e javës së tretë të Kampionatit të Kosovës.
Futbollistët nga Drenasi ishin afër një pike por fati sportiv ia ktheu shpinën.
Për Ballkanin realizuan Hamid (53'), Giovani (82' e 90') dhe për "Niklin" Shabani (65’).
Ballkani kryeson me 7 pikë e "Nikli" është në vend të fundit me 0 pikë.