Shkupi i tregon Vardarit se kush është shefi i kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut

Futboll

Shkupi i tregon Vardarit se kush është shefi i kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut

Nga: K. Goca Më: 25 gusht 2024 Në ora: 18:13
Pamje nga ndeshja

Skuadra shqiptare Shkupi e ka mposhtur rivalin e përbetuar të kryeqytetit, Vardarin, me rezultat 3:0, në takimin e javës së tretë të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

Lojë e mirë e skuadrës shqiptare në stadiumin në Çair.

Një fitore e madhe dhe që i jep motiv shtesë në lutë për kreun e tabelës.

Goxhufi në minutën e 33-të, Ibishi në atë të 55-tën nga penalltia dhe Gueye (90+5’) shënuan për rezultatin 2:0.

Shkupi është në vend të pestë me 4 pikë e Vardari në të 11-tin me 3 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat