Xherdan Shaqiri është kthyer pas 12 viteve të Baseli, është aktivizuar nga minuta e 66-të, ku mbi 30 mijë shikues u ngriten në këmbë dhe e priten me ovacione e duartrokitje. .
Emocione për të pranishmit dhe për vet Shaqirin që ndezi atmosferën në stadiumin “St. Jakob – Park” në Basel.
Baseli ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Yverdonit.
Futbollisti Albian Ajeti ka shënuar në minutën e 8-të dhe Fink realizoi në atë të 55-tën për 2:0.
Leon Avdullahu, Albian Ajeti e Benjamin Kololli startuan nga minuta e parë.
Kololli është zëvendësuar në minutën e 66-të.
Taulant Xhaka futet në lojë në minutën e 86-të në vend të Avdullahut.
Xherdan Shaqiri i vjen keq që topi nuk hyri në rrjetë: “Portieri duhej të zgjatej shumë për goditjen time të lirë.
Sa keq që topi nuk hyri. Më duhet ta pranoj, isha pak nervoz pasi që u ktheva pas dymbëdhjetë vjetësh. Ishte shumë e veçantë”.
Pas javës së pestë në kampionatin zviceran Baseli zë vendin e pestë me 9 pikë e ka një më pak se Zurich i pari (një ndeshje më pak). Yverdon renditet në vend të 11-të me 2 pikë.