Elbasani pret fitoren kundër Teutës nesër, pritshmëritë janë të larta edhe për tifozët!
Në Elbasan kanë pritshmëri të mëdha për të pasur sa më shumë tifozë në shkallët e stadiumit.Synohet që të paktën në ndeshje nme Teutën të arrihet rekordi i sezonit të kaluar me Bylisin, ku pati afro 7 mijë të pranishëm.
Biletat kanë dalë në shitje disa ditë para dhe interesimi ka qenë i kënaqshëm.
Nga ana tjetër, edhe grupimi ultras ka nisur organizimin për të qenë sa më të shumtë dhe në mbështetje të skuadrës.
Kujtojmë që sezonin e shkuar skuadra edhe pse një kategori më poshtë ka pasur më shumë tifozë se disa skuadra të Kategorisë Superiore.