Hamburgu dëshiron të përmirësojë repartin sulmues, ku skuadra e kategorisë së dytë gjermane tashmë ka arritur marrëveshje me personale me Emir Sahitin.
Drejtori sportiv i Hamburg, Stefan Kuntz po punon intensivisht për të mbyllur transferimin.
Siç raporton ‘Hamburger Abendblatt’, Hamburg ka hedhur hapa të mëdhenj drejt sulmuesi anësor të Hajduk Split.
Sipas këtij mediumi, tashmë është arritur një marrëveshje me lojtarin, i cili ka pranuar të kalojë në ekipin e njohur të kategorisë së dytë gjermane.