Drejtori i Egnatias, Klejdi Zenelaj foli në prag të ndeshjes me Laçin duke prekur temat e nxehta të merkatos, punimet në stadium si dhe objektivat e këtij sezoni.
“Punimet nisën në përfundimin e sezonit të kaluar, ka qenë një punë voluminozë dhe shpresoj ta përfundojmë në ndeshjen ndaj Partizanit pasi jemi dy ekipet më të mira të kampionatit. Do të plotësohet me sistemin e ndricimimit dhe tribuna përballë pasi ky stadium është zgjedhur për Europianin e të rinjve.
Skuadra u dobësua në momentin më të rëndësishëm në Europë. Egnatia tnai ka 3 sulmues të deklaruar dhe e kemi plotësuar ekipin. Jemi më të fortë se vitin e kaluar. Mbrojtja e titullit është synimi, por Final Four është me ndeshje direkte. Besoj se pas 36 javëve Egnatia do të renditet e para.
Problemi ishte sepse lojtarët që ikën u zëvëndësuan, por ishin të sapo ardhur. Dëmtimi i Bakayoko ndikoi. Ndeshja në Shkodër është pengu i vetëm pasi mund të bënim shumë më shumë. Merkato nuk pret, por këto ishin mundësitë që kishim dhe bëmë.
Xhemajli s’kishte ofertë të duhur pasi kemi pritshmëri për vlerën e transferimit dhe kështu nuk ia vlen të avancosh. Rama nuk ka qenë asnjëherë në treg, këtë sezon do rivalizojë me Fangaj. Fernando? Nuk ishte dëshirë e jona të largohej, por i mbaroi kontrata. I bëmë ofertë të lartë për kampionatin tonë, por ai vendosi të largohej”, tha Zenelaj.