Regi Lushkja ishte një ndër më të spikaturit në fushë, në triumfin 2-1 që skuadra e Egnatias arriti në shtëpi ndaj Laçit.
Mesfushori kontribuoi me 2 asist, teksa në prononcimin e dhënë për “RTSH Sport”, u shpreh:
“E kishim përgatitur që të bënim një ndeshje sulmuesi dhe të nxirrnim sa më shpejt goli.
Zhvilluam një ndeshje të mirë, krijuam raste, më e rëndësishmja është që morëm 3 pikë.
Jam i kënaqur personalisht për ndeshjen, por më e rëndësishme është ecuria e ekipit. Tek Egnatia jam ambientuar mjaft mirë, Aleksin dhe Zejnullain i njoh. Ambienti është shumë i ngrohtë. Na kanë dhënë mbështetje maksimale. Ndihem sikur kam shumë kohë në ekip”, u shpreh Lushkja..