Dy eurogola dhe një karton i kuq! Partizani thyen Skënderbeun në minutat shtesë

Futboll

Dy eurogola dhe një karton i kuq! Partizani thyen Skënderbeun në minutat shtesë

Më: 25 gusht 2024 Në ora: 22:04
Partizani

Partizani arriti fitoren e parë në ketë edicion të Superiores, teksa mposhti Skënderbeun me rezultatin 2-1 në një duel që rezultoi dramatik.  

Goli spektakolar i Rrapajt nga distanca, ishte ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 15-të.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për të kuqtë. I menjëhershëm ishte reagimi i Skënderbeut në pjesën e dytë, që iu kundërpërgjigj “Demave” me një tjetër eurogol, të shënuar nga Rabiu. 

Mesfushori afrikan i korçarëve la skuadrën me 10 lojtarë në minutën e 84 pas daljes me kartonin e dytë të verdhë, ndërkohë që për golin e fitores mendoi Mehmeti në minutën e 93-të.

Kjo ishte fitorja e parë për Partizanin, që u ngjit në kuotën e 3 pikëve, ndërkohë që Skënderbeu ka arritur të sigurojë vetëm 1 pikë në 2 javët e para..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat