Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, ka kontribuar në fitoren e Napolit me rezultat 2:0 ndaj Bologna-s, në takimin e javës së dytë të Serie A.
Napolitanët pas humbjes në start të kampionatit, sonte shijuan fitoren e parë.
Rrahmani ka treguar lojë të mirë duke asistuar në golin e dytë në minutën e 75-të.
Golat i realizuan Lorenzo (45+2'), Kvaratskhelia (75') e Simeone (90+5’),
Rrahmani është paraqitur titullar, ndërsa është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 56-të. Napoli zë vendin e 11-të me 3 pikë e Bologna të 17-tin me 1 sosh.