Skuadrat shqiptare përballen mes vete në elitën e futbollit të Malit të Zi, Otrant - Olympic nga Ulqini dhe Deçiqi nga Tuzi.
Derbi i madh mes shqiptarëve ka përfunduar pa fitues me rezultat 2:2.
Rivalitet e rrebesh gola, gjithsej 4.
Kampioni i Malit të Zi kthehet me një pikë nga përballja me Otrant - Olympic.
Deçiqi ka vazhduar pa humbje, ka dy fitore e dy barazime dhe Otrant – Olympik dy fitore, një barazim e dy humbje.
“Goli i katërt i japonezit Ajumu Nishimira këtë sezon, në minutën e 90-të, i solli një pikë debutuesit Otrant-Olimpik ndaj kampionit Deçiqi
Admiralbet, në një ndeshje emocionuese në Petrovac - 2:2.
Vetëm dy minuta më parë, braziliani Chagas Augusto shënoi nga vija e 16-shit, 1:2, Otrant kaloi në epërsi në minutën e 61-të me golin e
Valentin Rudoviqit nga penalltia, pasi Zharko Tomasheviq faulloi Nishimurën dhe rezervisti Ilir Camaj barazoi në të 79-ën”, ka shkruar mes tët tjera mediumi malazez “Vijesti”.
Deçiqi renditet në vend të tretë me 8 pikë e Otrant – Olympic në të 4-tin me 7 sosh dhe Buduçnosti kryeson me 10 pas javës së pestë.