Një nga fenomenet e klubeve shqiptare është emërimi i trajnerëve të huaj. Diçka të tillë e konfirmoi edhe së fundmi Partizani, të cilët zgjodhën një trajner të huaj, teksa të tillë e ka edhe Skënderbeu, por jo vetëm, duke futut në listë edhe Kategoritë e tjera.
Në lidhje me këtë temë ka reaguar Klodian Duro.
Trajneri dhe ish-futbollisti i Kombëtares ka thumbuar klubet e Superiores duke ironizuar me një postim në rrjetet sociale. Duro thotë se i vjen për të qeshur kur sheh idetë “gjeniale” të klubeve shqiptare përsa i përket emërimit të trajnerëve.
“Gjithmonë më vjen për të qeshur kur shoh emërimet e trajnerëve nga klubet shqiptare, sepse kanë ide gjeniale. Këto ide më frymëzuam dhe mua, padyshim! Nga sot nuk jam vetë mtrajner shqiptar, por edhe i huaj. Jam trajner italian, anglez, gjerman, austriak, zviceran, turk, grek, kroat, qipriot, serb, malazez, maqedonas, bullgar, rumun, spanjoll, portugez, brazilian. Të gjitha këto gjuhë i flas e shkruaj rrjedhshëm, pa mu mbajtur goja.
Vetëm francez nuk jam se e kuptoj po nuk e flas rrjedhshem dhe s’dua të gënjej. Për futbollistët shqiptarë do kem përkthyes në stafin tim. Klubet e inteesuara të kontaktojnë menaxherin tim, Jorge Mendes. Faleminderit dhe qeshni sa më shumë se e qeshura ju shton jetën”, shkruan Klodian Duro në rrjetet sociale.