Pasi barazoi 2-2 në “Klasiken” e zhvilluar në shtëpi përballë Tiranës, tashmë Vllaznia është gati për javën e dytë.
Shkodranët do të luajnë në transfertën e vështirë të Korçës përballë Skënderbeut.
Një sfidë mjaft delikate, me Thomas Brdaric që do të bëjë përsëri pa 3 lojtarë të rëndësishëm. Ildi Gruda, Amir Kahrimanovic dhe Melos Bajrami nuk janë përsëri të gatshëm.
Asnjë prej këtyre 3 lojtarëve nuk është rikuperuar ende, duke kërkuar më shumë kohë për të qenë në formë optimale.
Trajneri Brdaric bëhet përsëri me “dhimbje koke”, duke marrë në dorë “frenat” e ekipit për të arnuar formacionin ndaj korçarëve.