Trajneri i Feyenoord, Brian Priske nuk është i sigurt nëse do të mund të mbajë në skuadër meksikanin Santiago Gimenez.
Klubi anglez, Nottingham Forest insiston që të transferojë sulmuesin meksikan.
“Nuk e kam idenë”, ka thënë Priske.
"Shpresoj që ai të qëndrojë me ne. Por për sa kohë që tregu i transferimeve është i hapur, gjithçka është e mundur. Futbolli është futboll, kurrë nuk e dini çfarë do të ndodh”.
“Santiago është plotësisht i motivuar për të luajtur këtu dhe për të bërë më të mirën e tij”, ka pohuar ai.